Vendosni fjalën kyçe....

Botërori i Klubeve 2025, FIFA konfirmon 12 stadiumet


FIFA ka konfirmuar 12 stadiumet që do të organizojnë Kupën e Botës për Klube në vitin 2025.

Ky kompeticion do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Finalja e këtij eventi do të luhet në stadiumin MetLife me kapacitet 82,500 në New York.

32 klube  nga gjashtë konfederatat kontinentale do të konkurrojnë për trofeun e çmueshëm: AFC (Azi), CAF (Afrikë), Concacaf (Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Karaibet), CONMEBOL (Amerika e Jugut). , OFC (Oqeani) dhe UEFA (Evropë).