Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Afrikën e Jugut, 17 të vrarë nga të shtënat në dy shtëpi


Një masakër ndodhi në Afrikën e Jugut të shtunën ku nga të shtënat në dy shtëpi u vranë 17  persona.

e rëndë ndodhi në provincën e Kepit Lindor ndërsa shkaqet dhe dinamika e ngjarjes është ende e paqartë sipas autoriteteve lokal.

Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me rreth 20,000 vrasje të regjistruara çdo vit në një popullsi prej mbi 60 milionë banorësh.

Policia tha në një deklaratë se të shtënat kanë ndodhur në dy shtëpi të ndara në fshatin Lusikisiki dhe se në total janë vrarë 15 gra dhe 2 burra.

“Në një shtëpi u vranë 13 persona, ku përfshiheshin 12 gra dhe një burrë. Në një shtëpi tjetër, katër persona u vranë gjithashtu,” tha Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut.