Kreu i PD-së Berisha tha se 7 tetori do jetë dita e sulmit ndaj qeverisë deri në paralizimin e saj dhe formimin e qeverisë teknike.
Ai tha se shqiptarët presin nga PD-ja sulm e revoltë dhe se qeveria kriminale e Edi Ramës do e marrë përgjigjen më 6 tetor.
Berisha theksoi se qytetarët dhe opozita do përdorin të gjitha mjetet e mosbindjes civile.
“Shqiptarët nuk duhet të qëndrojnë në mbrojtje, ata presin nga ne sulm e revoltë. Kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 7 tetor. Pas të gjitha këtyre, shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm. Revolta jonë, sulmi ynë duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për të na fshirë nga faqja e dheut. Ndaj edhe ne do të kalojmë në sulm. Edi Rama ka instrumente për të na burgosur, por ne me guximin e revoltën tonë, e paralizojmë anekënd vendit këtë narkoqeveri kriminale, armike e egër e lirive. Të hidhemi në sulm me të gjithë mjetet e mosbindjes civile. Kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 7 tetor. O sot o kurrë, pa kthim mbrapa. Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike”, tha Berisha ndër të tjera.