Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se qeveria u tall me pensionistët duke indeksuar me 4.1% pensionet.
Meta thotë më tej se çmimi i bukës do të rritet me 15 %.
Meta nënvizoi se nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë.
“Tallja e Qeverisë me pensionistët: Indeksim 4.1% të pensioneve por shtrenjtim me 15% të bukës, produktit bazë ushqimor të tyre! Nga 1 Nëntori pensionistët e të gjitha kategorive dhe jo vetëm, do të paguajnë 15% më shtrenjtë çmimin e bukës për shkak të shtrenjtimit po aq të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit. Ndaj dhe indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që ai u bën pensionistëve”-shkruan Meta.