Kryetarja e Kuvendit Spiropali tha gjatë një turi në qarkun e Tiranës me mbështetësit dhe strukturat e PS-së se mezi pret të punojë me ta për t’i dhënë PS-së dhe Edi Ramës një fitore.
Spiropali, që është bashkëdrejtuese politike për qarkun e Tiranës bashkë me kryebashkiakun Veliaj shtoi se opozita sa më e dhunshme është aq më pak vota do marrë në zgjedhje.
“Sa më të dhunshëm, sa më agresivë, sa më të paarsyeshëm…Aq më pak vota do të marrin, në Kamëz, në qarkun Tiranë e kudo Ne do flasim për veten, puna jonë duhet të flasë për ne dhe unë mezi pres të punoj me secilin prej jush, në të gjitha qëndrat e votimit, për t’i dhënë një fitore PS, Edi Ramës, në Bashkinë e Kamzës, në Bashkinë e Kavajës, në Bashkinë e Rrogozhinës, në Bashkinë e Vorës, patjetër në Bashkinë e Tiranës, ku Erioni dhe Ogerta po punojnë së bashku, dhe kudo tjetër në Shqipërinë tonë, e cila në 2030-ën, duhet të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe nuk mund të mbahet peng nga askush dhe për asnjë arsye”. – tha Spiropali.