Partia Demokratike në Kamzë zhvillon sot zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarit të kësaj dege.
Në garë për drejtimin e degës janë Artan Kukeli, Petrit Doda e Alfred Halilaj.
Klevis Balliu shkruan se riorganizimi i degës do e kthejë qytetin në duart e qytetarëve.
“Sot janë zgjedhjet në degën Kamzë ku kandidojnë tre personalitete të nderuara si Zoti Alfred Halilaj , Zoti Artan Kukeli dhe Zoti Petrit Doda për kryetar të kësaj dege .
I uroj suksese të tre kandidatëve të nderuar. Riorganizimi i degës Kamëz do të rikthejë këtë qytet në duart e qytetarëve”- shkruan Balliu.