Një shpërthim në një stacion karburanti në anë të rrugës në Dagestan ka vrarë 11 persona, përfshirë dy fëmijë dhe ka plagosur 21 të tjerë, sipas Ministrisë së Emergjencave (EMERCOM).
Shpërthimi ndodhi rreth orës 18:00 të së premtes. Shkaku i saktë i ngjarjes mbetet i paqartë.
“Ndërtesa e pikës së karburantit në Dagestan është shkatërruar. U dogjën pika e shërbimit dhe mensa në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë. Dy makina dhe një kamion janë dëmtuar”, tha ministria pasi ekipet e para mbërritën në vendngjarje.
Ekipet e zjarrfikësve thuhet se fillimisht nuk nisën të shuanin flakët menjëherë për shkak të rrezikut të shpërthimeve të tjera.
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale duket se tregojnë një shpërthim dytësor që trondit zonën e dëmtuar rëndë në mbrëmje, duke hedhur mbeturina disa metra në rrugë.
Zjarri u shua përfundimisht pak para orës 22:00. Në një video të postuar nga ministria, ekuipazhet shihen duke kryer operacione kërkimi në rrënojat e ndërtesës.