5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë janë arrestuar ditën e sotme pasi janë shpallur fajtorë për abuzimin me fondet e rindërtimit.
5 punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë janë nën hetim për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit”, duke shkaktuar një dëm prej 353.471.090 lekë në buxhetin e shtetit.
Gjykata e Durrësit miratoi kërkesën e Prokurorisë për zyrtarët: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit), B.B. (punonjës), E.L. (ish-punonjës) dhe E.R. (specialiste në zyrën e burimeve njerëzore).
Hetimet zbuluan se këta zyrtarë kishin kryer abuzime në të paktën 78 raste, duke dëmshpërblyer për banesa të dëmtuara nga tërmeti që në fakt nuk ishin për strehim, por kishin shënuar objekte të tjera, përfshirë kasolle për derrat e lopët.
Përveç zyrtarëve të ndaluar, në hetim janë edhe 78 individë të tjerë, të akuzuar për “Mashtrim” në lidhje me përfitimin e fondeve të rindërtimit.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.471.090 lekë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për shtetasit: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).
Nga hetimi rezulton se shtetasit e sipërcituar kanë kryer veprat e mësipërme penale në te paktën 78 raste. Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.
Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.