Vendosni fjalën kyçe....

“Biden e Harris po përdorin trukun me emigrantët e paligjshëm për të fituar zgjedhjet” – Musk jep alarmin


Partia Demokratike mund ta kthejë SHBA-në në një shtet de fakto nj-partiak nëse rrit mbështetjen në shtetet e lëkundura duke u dhënë shtetësi emigrantëve të paligjshëm, ka argumentuar manjati i teknologjisë Elon Musk.

Kandidatja e Partisë Demokratike dhe zv.presidentja aktuale Kamala Harris e ka quajtur vijimësisht rivalin e saj republikan në votimin e 5 nëntorit, ish-presidentin Donald Trump, një kërcënim për demokracinë.

Musk, i cili miratoi Trump në korrik, pohoi se e kundërta është e vërtetë në një postim në X të shtunën.

“Shumë pak amerikanë e kuptojnë se nëse Trump NUK zgjidhet, këto do jenë zgjedhjet e fundit. Ai jo vetëm që nuk është kërcënim për demokracinë, po është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar atë!” – tha ai.

“Më lejoni të shpjegoj. Nëse edhe 1 në 20 emigrantë të paligjshëm bëhet qytetar në vit, diçka që demokratët po e përshpejtojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo do ishte rreth 2 milionë votues të rinj të ligjshëm në katër vjet”, tha Musk në përgjigje të një postimi që pretendonte se 9 milionë emigrantë të paligjshëm kanë të drejtë për shtetësi nën administratën e tanishme amerikane.

“Për më tepër, administrata e Biden dhe Harris ka dërguar ‘azilkërkues’, të cilët e përfitojnë shpejt nënshtetësinë në shtetet e luhatshme si Pensilvani, Ohio, Wisconsin dhe Arizona. Është një mënyrë e sigurt për të fituar çdo zgjedhje,” shtoi ai.

Me shtetet e lëkundura që shpesh përcaktojnë zgjedhjet në SHBA me një diferencë prej më pak se 20,000 votash, Musk pohoi se nëse demokratët arrijnë të përdorin emigracionin për të rritur elektoratin e tyre, nuk do ketë më shtete të lëkundura. Zgjedhjet e vetme më pas do ishin zgjedhjet paraprake demokratike, të ngjashme me atë që ndodhi në Kaliforni në fund të viteve 1980, tha ai.

“Amerika pastaj bëhet një shtet njëpartiak dhe demokracia ka mbaruar,” tha Musk.