Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Nuk do ketë bojkot parlamentar, por përshkallëzim deri te mosbindja


Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, deklaroi në studion e emisionit “Opinion”,  se opozita do vërë në funksion çdo instrument ‘mosbindjeje’, përveç bojkotit parlamentar.

U gjet simbolika e duhur, por nuk është ky standardi. Do përshkallëzohet…Përjashto bojkotin, të gjitha janë të mundshme. Nëse ka luftë, do marrin luftë! Ajo që prevalon është lufta për ekzistencë politike, me aksion politik. Zgjedhjet grabiten dhe nëpërmjet aksionit dhe mosbindjes civile synohet ngritja e qeverisë teknike. Rama ka shpallur luftë dhe kërkon të eliminojë opozitën. Të burgosësh një deputet pa vepër, fakt e provë penale…Ne jemi në kufijtë e absurdit!”, deklaroi Boçi.

Ai krahasoi kryeministrin Edi Rama me Enver Hoxhën.

Edhe Hoxha dënonte me drejtësinë popullore, me prokurorë, dëshmitarë të rremë. Kënaqësia më e madhe e tij ishte kur dëshmitar të rremë bënte familjarin dhe ky lloj devijimi psiko-politik po ndodh edhe sot.”-deklaroi Boçi.