Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, paralajmëroi se incidentet e sotme në Kuvend do të bëhen të pranishme në çdo seancë nga tani e tutje.
Ajo theksoi se ngjarjet e sotme janë një reagim ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas saj, “ka djegur Kushtetutën dhe ka shitur Shqipërinë.”
“Këto pamje i ka detyruar Edi Rama, i cili ka djegur Kushteutën, ka shitur Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën kryeministër. Do të na ketë përballë, këtë pamje do ta shikoni çdo të hënë dhe çdo të enjte”, u shpreh ajo.