Vendosni fjalën kyçe....

“Do ngremë Komisionin e së Vërtetës, deputetë e ministra të qeverisë dalin të lidhur me krimin” – Paloka


Deputeti i PD-së Paloka tha pas daljes nga Komisioni i Integrimit se do kërkohet ngritja e një komisioni që do zbardhë lidhjet e politikës me krimin.

Ai do emërtohet Komisioni i së Vërtetës ndërsa theksoi se nga përgjimet e Sky ECC dhe Encrochat dalin deputetë e ministra të qeverisë të lidhur me krimin.

“Ju e dini tashmë që nga bisedat në Sky dhe Encrochat janë zbuluar lidhje të politikës me krimin dhe kjo është një nga çështjet më thelbësore. Nga informacionet që kemi ne dalin deputetë dhe ministra të mazhorancës të lidhur me krimin. Ju garantoj se nga informacionet që kemi ne nuk ka deputetë të opozitës të lidhur me krimin. Është përhapur një informacion i rreme në media për deputetë të opozitës, por ky informacion synon shantazhimin e deputetëve të opozitës”, tha Paloka.