Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: Në 7 tetor do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur demokracinë


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar se opozita nuk do ta pranojë asnjë plan që synon arrestimin e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

Pas përfundimit të seancës që u shoqërua me kaos dhe incidente ai theksoi se opozita është nën presion për t’u zhdukur.Gjekmarkaj i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen protestës së opozitës më 7 tetor.

“Ne nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë, pluralizimin, ne nuk pranojmë planin ogurzi për shpërbërjen e opozitës që ka filluar me arrestimin e Berishës apo të Ervin Salianjit.

Shqiptarët ditën e hënë data 7, ora 18:00 do të jemi në rrugë për të mbrojtur pluralizimin, demokracinë dhe opozitën që është nën agresion për tu zhbërë me qëllim që në Shqipëri të jetë vetëm një person.”, u shpreh Gjekmarkaj.