Zëvendëslideri i Hezbollahut, Naim Qassem, ka deklaruar se grupi është i gatshëm për një ofensivë tokësore nga Izraeli, ndërkohë që sulmet ajrore izraelite vazhdojnë në të gjithë Libanin.
Në fjalimin e tij të parë që nga vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, Qassem tha se beteja “mund të jetë e gjatë.”
Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, i tha trupave pranë kufirit me Libanin se ata janë të përgatitur të përdorin forcat “nga ajri, deti dhe toka.”
Ndërkohë, Hamas ka deklaruar se lideri i grupit të tij në Liban është vrarë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit, sipas BBC.
Zyrtarët në Liban raportojnë se më shumë se 1,000 persona janë vrarë gjatë dy javëve të fundit, ndërsa deri në një milion njerëz mund të jenë tani të zhvendosur.