Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestën e sotme të opozitës, ku ndër të tjera u dogjën dhe karrige të Kuvendit jashtë seancës plenare.
Salianji shprehet se mbështet çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai thotë se Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike.
“Mbështes plotësisht çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar. Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike!
Përgjigjen do ta marr nga shqiptarët”, shkruan Salianji.