Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka ndërkombëtar që paguhet nga Soros a qeveria që kundërshton publikisht luftën e PD-sëndaj krimit” – Paloka


Partia Demokratike do të vendosë në mbledhjen e Grupit Parlamentar raportet me Kuvendin pas burgosjes së deputetit Salianji.

Mbledhja do nisë në orën 15:00 para seancës plenare të së hënës në Kuvend.

Njoftimi u dha nga deputeti i PD-së Paloka në një konferencë shtypi pas daljes nga Komisionit i Integrimit.

“Vendimi do merret në mbledhjen e grupit parlamentar, por sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane, unë dhe deputetja Tabaku morëm pjesë dhe mbajtëm qëndrimin tonë përsa i takon procesit të integrimit. Ne nuk qëndruam, bëmë publik qëndrimin e opozitës dhe u larguam”, tha Paloka.

I pyetur nëse ka mbështetjen e ndërkombëtarëve në përshkallëzimin  e qëndrimit të PD-së, Paloka shtoi se nuk besonte se ka ndonjë ndërkombëtar që kundërshton luftën ndaj krimit.

“Ajo që opozita propozon është lufta ndaj krimit dhe lidhjeve të tij me politikën dhe nuk besoj se ka diplomatë, përfshi edhe ata që paguhen nga Soros apo përfitojnë nga qeveria, që të dalin dhe ta kundërshtojnë publikisht.”