Vendosni fjalën kyçe....

Spitali i ri ditor në QSUT, Rama: Lehtësohet fluksi në spitalin qëndror


Tiranë-Spitali i ri ditor në QSUT ka përfunduar tërësisht me plotësimin e pajisjeve të reja invovative dhe zgjerimin e nevojshëm për të ndikuar në uljen e fluksit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ky investim është një ndihmë e madhe për pacientët të cilët kanë nevojë për shërbime si diealizë, toksikologji, sëmundjet e lëkurës dhe hematologji.

“Me një sipërfaqe prej 3500 metër katror me 60 shtretër dhe mbi 50 mjekë, ambientet e këtij spitali janë të pajisura me aparaturat më bashkëkohore ku çdo egzaminim dhe analizë e pacientëve realizohet me cilësi dhe në kohë rekord, duke shmangur fluksin e lëvizjeve të pacientëve në spitalin qendror, por duke lehtësuar kësisoj edhe punën e mjekëve.”-shkruan Rama.

Spitalit i janë shtuar 60 shtretër dhe mbi 50 mjekë, ku është zgjeruar dhe me një sipërfaqe deri në 3500 metra katror.

Spitali i ri ditor ishte pjesë e fazës së dytë të zbatimit të masterplanit për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ambientet e tij janë planifikuar për një shërbim të specializuar për një numër prej 65 mijë pacientësh.

Spitali është inaguaruar në 29 Gusht të këtij viti dhe investimi i tij ka nisur rreth 1 vit më parë në muajin Korrik të vitit 2023.