Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kuvend, Bardhi fluturon këmbët e karriges në drejtim të Spiropalit (Video)


 

Seanca e sotme në Kuvend edhe pse ka zgjatur vetëm 20 minuta ka qenë mjaft intensive e gërshetuar me aksion nga opozita për t’u konfliktuar me deputetët e shumicës.

Opozita është rikthyer në skenarin e bllokimit të foltores vendim i marrë që prej dënimit javën e kaluar nga Gjykata e Apelit për deputetin e PD-së Ervin Salianji.

Në këtë seanca, u dogjën edhe karriget Kuvendit jashtë sallës, dhe nuk mbeti pas konflikti me tone të ashpra dhe gati fizik mes Flamur Nokës dhe Petro Koçit.

Gazment Bardhi madje arriti të fluturonte pjesë nga karriget e thyera në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Seanca u mbyll në tension e sipër, kur Spiropali përjashtoi edhe Flamur Nokën nga Kuvendi me deputetët e PD-së që në këtë moment nxorrën për të djegur karriget.

Opozita me këtë aksion firmosi strategjinë e saj të bllokimit të Kuvendit dhe funksionimit të tij të cilin e ka përdorur edhe me një vit më parë kur më pas arriti të gjente gjuhën e përbashkët me shumicën qeverisëse pas marrjes së komisioneve hetimore në Shëndetësi dhe për sistemin TIMS.