Vendosni fjalën kyçe....

Uragani ‘John’ lë pas 22 viktima e shkatërrime të mëdha në Meksikë


Banorët në jugperëndim të Meksikës u evakuuan në fundjavë nga shtëpitë e përmbytura prej uraganit ‘John’ që shkatërroi bregdetin e Paqësorit për një javë, duke sjellë përmbytje vdekjeprurëse dhe rrëshqitje toke që lanë 22 të vdekur.

Në Guerrero, shteti më i goditur dhe një nga më të varfërit e Meksikës, 18 njerëz u vranë, sipas mediave lokale, shumë prej tyre për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Në jug, media lokale raportoi tre vdekje në Oaxaca dhe një djalë i ri vdiq në një lumë në veri të shtetit Michoacan.

Banorët me fëmijë të vegjël që u evakuuan nga lagjet e përmbytura me gomone dhe dërrasa sërfi kërkuan nga autoritetet mbështetje pasi qyteti, që ende po shërohej nga një stuhi shkatërruese e vitit 2023, u përball me një fatkeqësi të dytë në më pak se një vit.

Tetorin e kaluar, uragani ‘Otis’ goditi Akapulkon, duke lënë mbi 50 njerëz të vdekur dhe miliarda dollarë dëme.

Meteorologët thonë se temperaturat më të ngrohta të oqeanit po u japin më shumë material uraganeve, duke i lejuar ata të bëhen më të fortë me shpejtësimë të madhe dhe duke u lënë komuniteteve bregdetare më pak kohë për t’u përgatitur për goditjen e tyre.