Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas ngjarjeve të ndjeshme në Kuvendin e Shqipërisë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së shprehet e shqetësuar “për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar” dhe thekson se “akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”.
Më tej ambasada e SHBA nxit palët për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv.
“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, deklaron ambasada e SHBA.