Në Strasburg gjatë punimeve të Asamblesë Parlemantare të Këshillit të Europës, kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha mbajti fjalën në emër të grupit parlamentar të EPP.
Basha foli në lidhje me sfidat me të cilat përballet Europa si pasojë e konflikteve si lufta në Ukrainë dhe kriza në Lindje të Mesme.
Ai shfrytëzoi rastin për të sjellë në vëmendje situatën në Ballkan, ku liderët autoritarë mund të shfrytëzojnë tensionet rajonale.
Basha bëri thirrje për vënien para drejtësisë të terroristëve që shkaktuan Banjskën një vit më parë dhe domosdoshmërinë për të mbajtur përgjegjës frymëzuesit dhe organizatorët që gjenden në Beograd.