Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi e merr me këngë e kërcim padinë në SPAK për djegien e karrigeve


Deputetja Monika Kryemadhi e ka marrë me sportivitet padinë në SPAK të policisë pas djegies së karrigeve jashtë Kuvendit.

Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në videon e postuar në rrjetet sociale duke shkruar “Mood-i im pas një tjetër procedimi penal”.

“Nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, shkroi më tej Kryemadhi në reagimin e saj.

Kryemadhi është një nga 23 deputetët e dërguara, ditën e sotme nga Policia e Tiranës për procedim penal në SPAK, pas kaosit të krijuar dje në seancën parlamentare.