Vendosni fjalën kyçe....

PD thërret në mbledhje aleatët


Partia Demokratike ka thirrur aleatët në mbledhje.

Takimi do zhvillohet në orën 12:00 në selinë blu ndërsa vjen një ditë pas aksionit të deputetëve të PD-së në Kuvend.

Në qendër të takimit pritet të jetë protesta e 7 tetorit dhe aksioni opozitar në vijim ndërsa duhet thënë se javët e fundit një pjesë e aleatëve të PD-së kanë shprehur rezerva mbi bashkëpunimin e mundshëm për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Të hënën më 7 tetor, PD-ja ka thirrur një protestë në Tiranë ku pritet të bllokohet bulevardi  para kryeministrisë si dhe rrugët kryesore në mbarë vendin. Protesta vjen pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji lidhur me audiopërgjimin ku pretendohej se ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

PD-ja akuzon kryeministrin Rama për burgosjen e Salianjit si dhe procesin gjyqësor ndaj kreut të PD-së Berisha.