Vendosni fjalën kyçe....

PS kërkon përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, depoziton kërkesën në Kuvend


Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për përjashtim e 24 deputetëve të PD-së.

Sekretariati i Etikës mblidhet brenda 48 orëve për të vendosur për masat e kërkuara. Pas shqyrtimit të pamjeve dhe provave të mbledhura merret vendimi.

Deputetët e PD-së dogjën karriget në hyrje të Kuvendit si shenjë të aksionit të paralajmëruar në vijim pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Pas hyrjes në sallën plenare ata bllokuan foltoren dhe hodhën sende ndaj kryeparlamentares Spiropali.