Vendosni fjalën kyçe....

AMP pezullon dy efektivë në Fier e Berat


Dy efektivë policie në Berat dhe Fier u morën nën hetim nga Prokuroria pasi akuzohen për shitje droge dhe shpërdorim detyre për ndërtimet e paligjshme, ndërsa AMP ekzekutoi masat e dhëna nga gjykatat përkatëse.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po kështu është ekzekutuar edhe masa e sigurimit personal e caktuar nga Gjykata e Beratit, “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 vjeç, me detyrë ndihmës specialist i Policimit në Komunitet, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.

“Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme”, njoftoi AMP.