Vendosni fjalën kyçe....

Atalanta fiton ndaj Shakhtar, Gjimshiti protagonist


Atalanta ka shënuar fitore në raundin e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ekipi italian triumfoi 0:3 ndaj Shakhtar Donetsk në “Veltins Arena”, shkruan Gazeta Express.

Berat Gjimshiti kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes pas asistit nga Lookman.

E ky i fundit shënoi për 0:2 në minutën e 44-të.

Bellanova u përkujdes për epilogun e këtij takimi në minutën e 48-të.

Me këtë fitore, tani Atalanta ka katër pikë pas dy ndeshjeve.

Në anën tjetër, Shakhtar Donetsk mbetet me një pikë të grumbulluar.