Vendosni fjalën kyçe....

“Emrat do ju shokojnë” – Avokati paralajmëron publikimin e listave të bashkëpunëtorëve të Sean “Diddy”


Një listë e bashkëpunëtorëve të dyshuar të Sean ‘Diddy’ Combs’ do publikohet si pjesë e një vale të re padish bombë ndërsa jë avokat ipërfshirë ka paralajmëruar se  lista përmban emra shumë të njohur.

“Emrat do t’ju shokojnë,” tha avokati Tony Buzbee gjatë një konference për shtyp të martën, ndërsa njoftoi rastet e reja në emër të 120 viktimave.

“Do vijë dita kur ne do nxjerrim emra të tjerë përveç Sean Combs, dhe ka shumë emra”, vijoi ai.

“Është një listë e gjatë tashmë, por për shkak të natyrës së këtij rasti, ne do sigurohemi shumë se kemi të drejtë përpara se ta bëjmë këtë.”

Buzbee deklaroi se planifikon të ngrejë padi në disa shtete gjatë 30 ditëve të ardhshme dhe u zotua të zbulojë emrat në një datë të mëvonshme.

Ai konfirmoi se gjysma e paditësve janë meshkuj dhe se shumica e sulmeve të supozuara kanë ndodhur në Nju Jork, Kaliforni, Xhorxhia dhe Florida.

Ankesat datojnë në vitin 1991 me viktimën më të re të dyshuar vetëm nëntë vjeç, megjithëse 25 akuzues thonë se ata ishin të mitur në atë kohë.

Shumë nga pretendimet kanë të bëjnë me festat e famshme vjetore të Combs, si dhe hotele dhe shpesh dyshohet se përfshinin drogë.

Padia ndaj Combs është më e fundit nga pothuajse dhjetëra padi ndaj manjatit të turpëruar të muzikës, i cili akuzohet për abuzim seksual dhe fizik.

Kjo vjen pasi reperi, 54 vjeç, u padit federalisht me akuza për shantazh dhe trafik seksual.

Combs ka mohuar çdo keqbërje dhe është deklaruar i pafajshëm për akuzat penale.

“Siç ka theksuar ekipi ligjor i Combs, ai nuk mund të adresojë çdo akuzë të pameritë në atë që është bërë një cirk i pamatur mediatik,” tha Erica Ëolff, një avokate që përfaqëson Combs.

“Ai pret me padurim të provojë pafajësinë e tij dhe të shfajësohet në gjykatë nëse dhe kur pretendimet paraqiten dhe dorëzohen, ku e vërteta do të vërtetohet bazuar në prova, jo në spekulime.” – shtoi ajo.

Combs aktualisht po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Bruklinit në pritje të gjykimit pasi dy nga kërkesat e tij për lirim me kusht u hodhën  poshtë.

Prokurorët thonë se Combs, “abuzoi, kërcënoi dhe detyroi gratë dhe të tjerët rreth tij për të përmbushur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin e tij dhe për të fshehur sjelljen e tij”.

Ai akuzohet për orkestrimin dhe detyrimin e burrave dhe grave të performojnë në orgjitë e nxitura nga droga të quajtura “Freak Off’s”.

Sipas aktakuzës, hetuesit zbuluan lëndë narkotike dhe armë së bashku me 1000 shishe vaj për fëmijë dhe lubrifikant pas bastisjeve në shtëpitë e Combs në Miami dhe Los Anxhelos.

Akuzat penale i bëjnë jehonë pretendimeve të bëra nga ish e dashura e Combs, Cassie Ventura në një padi që u zgjidh një ditë pas depozitimit të saj.

“Kjo është një çështje e rëndësishme që ne synojmë ta ndjekim në mënyrë agresive,” shtoi Buzbee.

“Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur për të gjetur të gjitha palët potencialisht përgjegjëse, për të përfshirë çdo individ apo ent që ka marrë pjesë ose ka përfituar nga kjo sjellje skandaloze.”