Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S’mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje


Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj” të Antikorrupsionit dhe i ka kthyer përgjigje zyrtare Kuvendit.

Përgjigja është kthyer nga vetë kreu i institucionit më të lartë të drejtësisë në vend, Holta Zaçaj, pas ftesës së Komisioni Antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj i ka bërë për pjesëmarrje.

Zaçaj në përgjigjen e saj thekson se “s’mund të marrin pjesë në Komisionin “Xhafaj” pasi nuk bëhen pjesë në aktivitete ligjbërjeje”.

Gjykata Kushtetuese e konfirmoi sot se ka refuzuar kërkesën për të dërguar ekspertë dhe përfaqësues në tryezat e punës së Komisionit Antikorrupsion.

Më herët, kryetari Fatmir Xhafaj i kishte dërguar ftesë Gjykatës Kushtetuese që të përfaqësohej në Komisionin Antikorrupsion…