Vendosni fjalën kyçe....

Kaosi në Kuvend, brenda 8 tetorit del fatura e dëmeve, Bardhi, Noka, Nallbati e Hoti pritet të paguajnë më shumë


Deputetët e PD-së do duhet të paguajnë dëmet material të shkaktuara në aksionin e së hënës knë Kuvend ku u dogjën disa karrige si dhe u dëmtuan pajisje elektronike si mikrofonë e ekrane, foltorja e tapete.

Për të vlerësuar dëmet është ngritur një grup  pune që pritet ta dorëzojë raporton më 8 tetor, raporton Report TV.

Barrën më të madhe financiare të dëmeve pritet ta mbajnë deputetë kryesorë që u vunë flakën karrigeve ose janë kapur duke dëmtuar pajisjet eektronike, ndërsa të tjerët nuk do ndëshkohen.

Mes deputetëve që pritet të paguajnë dëmet janë kreu i grupit parlamentar Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm Noka si dhe deputetët Hoti e Nallbati.