Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 202 kg kokainë në Milano, në pranga 3 shqiptarë


202 kilogramë kokainë janë sekuestruar në dy operacione në Milano nga policia italiane ndërsa në pranga kanë rënë edhe tre shqiptarë që dyshohen si pjesë e organizatës kriminale.

Sipas autoriteteve italiane, lënda narkotike kap në treg vlerën e 15 milionë eurove ndërsa gjatë operacioneve janë sekuestruar edhe 80 mijë euro, me 18 mijë euro që ishin të falsifikuara.

Goditjet u bënë në rajonet Monza-Brianza, ndërsa kokainë u gjet e paketuar në katër makinaqë ishin parkuar në zonën e varrezave.

Të dyshuarit janë të moshave 37-44 vjeç ndërsa karabinierët arrestuan tre shqiptarët, të cilët ishin pronarët ose korrierët e drogës së kapur.