Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i Ministrave miraton Ilir Prodën në krye të Policisë së Shtetit


Këshilli i Ministrave ka miratuar sot emrin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit. Pas propozimit të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, Proda ka marrë “Ok” e kryeministrit.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Hoxha dha lajmin për emërimin e Prodës si kryepolic.

 “Kandidati i cili sot u emërua në krye të policisë do të jetë në krye të policisë dhe pas emërimit të Prodës do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme.

Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit”, tha ministri Hoxha.