Vendosni fjalën kyçe....

“Më shantazhuan me foto e video të miat të modifikuara” – Ish-kryebashkiaku Kapllanaj


Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës ka denoncuar se është shantazhuar nga një person që i ka nisur një foto a video të modifikuar.

Sipas Kapllanajt, gjithçka është e falsifikuar pasi ai nuk ka pranuar t’i paguajë personit në fjalë shumën e kërkuar prej tij.

Ish-kryebashkiaku demokrat shkruan se është jashtë vendit dhe se do bëjë kallëzim sapo të kthehet duke siguruar ndjekësit se fotoja a videoja e tij është e mofidikuar dhe jo e vërtetë.

“Pershendetje miq të mij! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im! Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim. Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet. E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!”