Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se 162 të vdekur nga uragani Helene në SHBA


Më shumë se 160 njerëz mbetën të vdekur nga uragani Helene, një nga stuhitë më vdekjeprurëse që ka goditur SHBA-në së fundmi dhe qindra të tjerë njoftohet se ende mbeten të zhdukur.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndërsa dërgesat e ndihmave po bëhen me avionë dhe mushka. Qeveria e SHBA ka njoftuar se procesi i pastrimit mund të zgjasë me vite. Presidenti Joe Biden do të vizitojë Karolinën e Veriut të mërkurën, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris do të shkojë në Gjeorgji.

Reshjet e shiut ishin të pazakonta dhe stuhia zgjati për periudha të gjata, me tokën e ngopur nga reshjet e mëparshme që ndikoi në intensitetin e saj. Sipas CBS News, janë raportuar 162 vdekje në gjashtë shtete: Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Xhorxhia, Florida, Tenesi dhe Virxhinia.

Numri i vdekjeve tejkalon atë të uraganit Ian, i cili mori të paktën 156 jetë në vitin 2022. Pothuajse gjysma e vdekjeve nga Helene kanë ndodhur në Karolinën e Veriut, ku ranë reshje të mëdha. Zonat malore të shtetit pësuan dëme të mëdha, duke shkaktuar shpërlarjen e shtëpive dhe urave./BBC