Vendosni fjalën kyçe....

U përjashtua për 60 ditë, Bardhi: Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përjashtimit të deputetëve demokratë nga Kuvendi, duke e cilësuar këtë veprim si një shenjë të frikës së kryeministrit Edi Rama.

Bardhi theksoi se ky përjashtim vjen pa ligj dhe prova, duke e akuzuar Ramën për abuzim me pushtetin. 

Ai paralajmëroi se opozita do të jetë përballë tij, “brenda apo jashtë Kuvendit”.

“Fatin tënd nuk e ndryshon dot! Ata ta kanë përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve,” përfundoi Bardhi, duke e akuzuar qeverinë për ngritjen e krimit të organizuar.

Reagim i Kryetarit të Grupit të PD, Gazment Bardhi

Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.