Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në Greqi, Shqipëria dërgon ekipe zjarrfikëse


Shqipëria do dërgojë 30 zjarrfikës dhe tre mjete zjarrfikëse në Greqi pas ndihmës së kërkuar nga Athina për të vënë nën kontroll flakët që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez.

Ekipet nga Shqipëria do shkojnë në Greqi si pjesë e mekanizmit evropian për përballimin e fatkeqësive dhe do qëndrojnë në Greqi deri në stabilizimin e gjendjes.