Vendosni fjalën kyçe....

“21 janari”/ Gazetari Hoxha del nga SPAK-u: Kaseta e komunikimit mes gardistëve pas vrasjes, e ftohtë


Pas rreth tre orësh, gazetari Artan Hoxha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u pyet në lidhje me kastën e shumëpërfolur të komunikimit mes punonjësve të gardës.

Ai u shpreh se komunikimi mes tyre është shumë i ftohtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Hoxha shton se komunikimi është regjistruar me diktofon nga dikush që kishte akses në kanalin e komunikimit mes zyrtarëve të lartë.

Gjykata atëherë vendosi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia dhe nuk kishte komunikim. Kaseta, me anë të saj vërtetohet komunikimi, por komunikimi është rutinë, në momentin pas vrasjes më duket shumë i ftohtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë. U regjistrua me diktofon, nga dikush që kishte akses në kanalin ku komunikonin zyrtar të lartë të Gardës. Nëse të shtënat do të zgjasnin 30 sekonda, aty do të ishte bërë masakër”, tha ai.