Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi publikon spotin e protestës së 7 tetorit: Demokracia është në rrezik


Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës së 7 tetorit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së shprehet se demokracia sot është në rrezik. Ai thotë se shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Postimi i Gazment Bardhit:

Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!