Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Proda betohet dhe merr drejtimin e Policisë së Shtetit


Oficeri i karrierës Ilir Proda u betua sot si drejtor i policisë së shtetit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u shpreh besimplotë se në drejtimin e Prodës hapet një kapitull i ri në rrugën e përpjekjet e organizatës së Policisë për t’u rritur dhe zhvilluar profesionalisht edhe në mendësinë institucionale

“Dua që sa më shpejt të formatojmë policinë e shtetit’ tha Hoxha.

Hoxha bëri të ditur se, ceremonia zyrtare do të zhvillohet në një moment të dytë pasi të ketë përfunduar i gjithë konkurrimi i drejtuesve të Policisë së Shtetit sipas procedurave që janë hapur tashmë në zbatim të ligjit të ri të Policisë së Shtetit.

Në betimin e tij, Drejtori i ri i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u shpreh se, është i vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit.