Vendosni fjalën kyçe....

Man.United nuk ja del përtej barazimit me Porton


Pas barazimit në xhiron e parë me Twenten, Man. United barazoi edhe sonte 3:3 me Porton në udhëtim.

Madje, Manchester United kishte epërsinë e dy golave, për ta lëshuar dhe për të pësuar në fund.

Rashford kaloi mysafirët në epërsi në minutën e shtatë, para se Hojlund të shënonte për 0:2 në mintuën e 20-të.

Pepe ngushtoi rezultatin shtatë minuta më vonë, teksa Aghehowa me dy gola ia dha epërsinë ekipit portugez.

Megjithatë, krejt në fund, Maguire realizoi për t’ia siguruar të paktën një pikë ekipit të tij.

Pas dy xhirove, të dy skuadrat kanë nga dy pikë të grumbulluara.