Vendosni fjalën kyçe....

“Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit” – Spiropali ironizon Bardhin pas kaosit në Kuvend


Kryetarja e Kuvendit Spiropali ka ironizuar kreun  e grupit parlamentar të PD-së Bardhi pasi ky i fundit i hodhi një këmbë karrigeje gjatë seancës të së hënës.

Ajo e bëri komentin gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së Gonzato ku tha se kishte shpëtuar nga fati dhe paaftësia e goditësit.

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponent i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi as mundësi as kohë të shtjellojmë arsyet. Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokuroret e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha kryetarja e Kuvendit.