Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, 2 ditë më parë në Ditën Botërore të të moshuarve, pati shpërndarë një status në rrjette sociale ku i falenderonte ata për kontributin e tyre të dhënë për ndërtimin e gjeneratave të ardhshme, duke premtuar nga ana tjetër për ta, se po punohet që çdo i moshuar të përfitojë rritje pensionesh nga rritja ekonomike e vendit.
Këtë status Peleshi e shoqëronte me një foto personale, ku ai vet është ulur në një stol me një të moshuar.
Por ajo që e dallon këtë postim, është se i moshuari i përdorur në foto nga Peleshi, ka vdekur.
Këtë gjë e kanë vënë re përdoruesit e mediave sociale dhe qytetarët e Korçës, ku shkruajnë se qytetari në fjalë ka ndërruar jetë, duke i këshilluar të përdorë dikë tjetër.
Statusi i qytetarit:
O Niko po si nuk te tha njeri bre, ke dy dite qe ke bere kete status… po Stavri ka vdekur o Niko, nuk e ndihmon dot më si pensionist … po hiqe kete status se ska lezet…. Stavri Jano ka vdekur o Niko vellai, gjej nje pensionist tjeter per foto e ti rritesh pensionin…. 😎😎