Deputetja e PD-së për qarkun e Lezhës Elda Hoti, ka reaguar në lidhje me moslejimin e sotëm brenda sallës së Kuvendit nga Garda e Republikës.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoti shkruan se ajo vet nuk ka qenë e përjshtuar dhe ka qenë në të drejtën e saj për të hyrë në seancën parlamentare.
Nga ana tjetër, Hoti shkruan se u lejuan vjedhësit e mazhorancës, duke marrë shembull ministren Belinda Ballukun, duke shtuar se përgjigjia do të vijë në 7 tetor nga protesta që do mbahet në kryeqytet.
Postimi:
Nuk isha e përjashtuar dhe isha në detyrën time për të marrë pjesë në seancën parlamentare. Nuk u lejova nga garda në shkelje të çdo ligji dhe rregullorje me urdhër politik.
Ndërkohë kjo zonja “krekoset”.
– Belinda Balluku, ka vjedhur 50 milion euro me një të rënë lapsi ne tunelin e Llogarasë.
– Vodhi dhe do të vazhdojë të vjedhë me rrugën Thumanë-Kashar 1.3 mld €.
– Vjedh çdo ditë me anijet termocentral
– Rriti me 260 milionë euro buxhetin për vetëm 3 rrugë
– Vjedh çdo ditë me të ashtuquajturën bursë e energjisë.
Ky është Parlament i hajdutëve dhe krimit të organizuar. Përgjigjen do ta marrin nga Shqiptarët të hënën 🗓️7 Tetor ⏰në orën 18:00!