Sot është prezantuar Ilir Proda si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Proda shprehu mirënjohjen e tij për besimin e dhënë nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, duke theksuar rëndësinë e detyrës që do të ushtrojë.
Proda deklaroi se do të fokusohet në implementimin e proceseve të reja konkurruese, duke garantuar se të gjitha vendimet do të merren mbi bazën e performancës dhe integritetit të çdo drejtuesi që do të aplikojë për pozitat e punës.
“Një falënderim për besimin që më ka dhënë Kryeministri dhe ju zoti Ministër, për të ushtruar këtë detyrë me përgjegjësi të lartë dhe duke qenë se jemi në procesin e implementimit dhe në proceset e reja konkurruese, garantoj vetëm një gjë, që ato do të jenë të bazuara mbi performancën që ka çdo drejtues që do të konkurrojë për ato pozicione pune dhe integritetin. Asnjë faktor tjetër nuk do të ndikojë. Për këtë jap garanci maksimale.”