Vendosni fjalën kyçe....

Rama operohet në QSUT


Kryeministri Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT.

Ai ka kryer operacion oër hernien inguinale ose siç njihet ndryshe në gjuhën popullore “dhjami”.

Kreu i qeverisë e paralajmëroi ndërhyrjen pak ditë më parë gjatë përurimit të spitalit ditor në QSUT.

Në prill 2023 Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT për heqjen e apendicitit.