Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka bir k*rve të më pengojë të hyj në Kuvend” – Socialisti Gjini përplaset me Nokën


Flamur Noka është përplasur me deputetin socialist Frrok Gjini, teksa ky i fundit u përpoq të futej në seancën plenare.

Gjini u përpoq të futej nga dera kryesore ku ndodheshin  punonjësit e Gardës dhe deputetët e PD-së që kanë bllokuar të gjiha hyrjet e Kuvendit pas përjashtim të 24 prej tyre në Sekretariati i Etikës.

Përplasja

Gjini: Nuk ka bir k*rve që më ndalon të hyj në Parlament.

Noka: Ik Frrok, hajde tani, ik!

Gjini: Mos më prek më dorë!

Noka: Ik Frrok, nuk hyn.

Gjini: Ore s’më prek kush më dorë mua. S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament.

Noka: Frrok hajde me mua të flasim.

Gjini: S’kam punë me ty, do hyj në Parlament. Nuk kthehem pas unë. Do hyj në Parlament.