Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH 46 mln euro për Fier-Frataj dhe ndërtimin e rrugës kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut


Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zbatojë dy projekte të reja në infrastruturë me një fond limit të parashikuar prej rreth 46 milionë euro. Këtë të premte në Agjencinë e Prokurimit Publik ky autoritet  njoftoi haphjen e dy procedurave të prokurimit. E para me objekt  “Ndërtim rruga kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallekut” me fond limit 1.06 miliardë lekë apo 10.7 milionë euro dhe e dyta “Rehabilitimi i rrugës Fier – Kthesa e Patosit – Frataj” me fond limit 3.53 miliardë lekë apo rreth 35.7 milionë euro.

Sa i takon dokumenteve që shoqërojnë procedurat ARRSH argumenton arsyet se pse do të ndërhyhet me këto projekte. Kështu së pari lidhur me kontratën që pritet të kushtojë më shumë që është aksi ë Fier – Kthesa e Patosit – Ballsh – Fratar pranohet se ai është në gjendje tejet të amortizuar.

“Në këto rrugë vlen të theksohet cedimet e shumta dhe valëzime e tabanit të rrugës. Si pasoj e zhvillimeve demografike të ndodhura në këto 20 vitet e fundit, kjo rrugë në disa pjesë të saj kalon në qendrat e banuara rritja e të cilave në numër popullsie dhe mungesa e investimeve, në rrugë, ka çuar njëkohësisht edhe në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore.

Objekti “Rehabilitimi i rrugës Fier – Kthesa Patosti – Fratar”, është planifikuar të realizohet me fonde të buxhetit të shtetit për këtë vit buxhetor. Objekti i këtij studimi është rikonstruksioni i rrugëve ekzistuese: · Fier – Kthesa Patosit, me një gjatësi 5.9 km, (Segmenti 0) · Kthesa Patosit – Hyrje Ballsh, me një gjatësi 17.2 km, (Segmenti 1) · Dalje Ballsh – Fratar, me një gjatësi 19.6 km, (Segmenti 2)” thuhet në dokument.

Ndërkohë sa i takon projektit tjetër ARRSH argumenton se aksi  rrugor  [SH1]  që administrohet Autoritetit  Rrugor  Shqiptar,  nis  nga  kryeqyteti  i  vendit, Tiranë, dhe përfundon në piken doganore  të Hanit te Hotit. Ky segment kalon  dhe lidh qytetin e Shkodrës me gjithë rrjetin e transportit rrugor kombëtar. Pjese e këtij  aksi  rrugor eshte edhe  objekti  i  projektit  “Studim  Projektim  i  rrugës  hyrëse  Shkodër  (Bërdice – Ura e Bahçallekut).

Konkretisht projekti së pari parashikon dublimin e Urës së Bahçallëkut

“Ne  zgjidhjen  e  re  do  parashikohet  realizimi  i  nje  ure  te  re,  paralel  me  urën  qëndrueshmërinë  e  urës  ekzistuese.  Kjo  ure  do  te  akomodoje  trafikun  që  lëviz  ne  drejtimin e Tiranës , ndërsa ura ekzistuese do  te shërbejë vetëm për  trafikun që lëviz  ne drejtimin e Shkodrës. Gjatësia e urës dhe hapësirat e dritës se nen strukturës se urës  duhet  të  jenë  ne harmoni  me  nenstruktures  e  urës  ekzistuese. 

Për  dimensionimin  e  mbistruktures  do  mbahen  kontakte  me  Bashkinë  Shkodër,  me  synimin  plotësimin  e  kërkesave  te  zonës,  për  një  kalim  te  sigurt  jo  vetem  te  automjeteve  por  edhe  te  përdoruesve te tjerë te rrugës” thuhet në dokument. Po kështu parashikohet zgjerimi i rrugës ekzistuese  Sipas ARRSH segmenti  rrugor  nga  Ura  e  Bahcallekut  deri  te  Harku  Bërdicës,  shtrihet  ne  një  zone  tashme  te  urbanizuar  me  godina  banimi  dhe  shërbimi  ne  te  dy  anët  e  rrugës. Nisur  nga  ky  fakt,  referuar  kërkesave  në zhvillim të zonës,    është përcaktuar që  kategoria e rrugës së re të përmbushë parametra të rinj duke u klasifikuar si kategoria D me dy korsi kalimi nga 3.25 cm për secilin drejtim bankinë dhe trotuar.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor