Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në dritaren e banesës, ku ndodhet në “arrest shtëpie” për korrupsion për aferën “Partizani” tha se 7 tetori po afron dhe se kjo datë është beteja qytetarë më e rëndësishme e 32 viteve.
Berisha theksoi se pa votën e lirë, dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Ai tha se PD është betuar për çdo sakrificë.
“Zonja dhe zotërinj, 7 tetori, ora 18 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë.
Të dashur miq, pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë.
Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brëndshënm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama.
Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë.
Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur.
Theksova këto fjalë vetëm e vetëm për të bërë të qartë se çfarë rëndësie jetike, çfarë rëndësie vendimtare ka beteja jonë për votën e lirë.
Ndaj edhe, në këtë mision më i rëndësishmi në të eksiztencën e saj, PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët. PD nis këtë mision e vendosur për çdo sakrificë. PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sakrificë”, deklaroi Berisha.