Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas mesazheve që i janë dërguar Gazment Bardhit në aplikacionin Signal, nga një përdorues i paidentifikuar me emrin “Mbreti Zog”, në lidhje me biznesmenin e zhdukur Ervis Martinaj.
Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se Bardhi nuk ka marrë kurrë financime nga Martinaj, i cili ka munguar që nga gushti i vitit 2022. Ai akuzoi qeverinë se po përhap informacione false për të frikësuar opozitën dhe për të shpifur ndaj Bardhit.
Sali Berisha u shpreh se drejtësia duhet të sqarojë zhdukjen e Ervis Martinajt, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë prej më shumë se dy vitesh.
“Askush tjetër përveç fabrikës së trillimeve, fabrikes qeveritare të trillimeve, falsifikimeve, e cila fillon me Skrapin e partisë dhe përfundon me Engjëll Agaçin, një zinxhir i tërë, Taulant Balla me shokë.
Konkretisht duhet një hetim jashtë cdo dyshimi se është makineria e falsifikimit, e trillimit dhe e shpifjeve që punon gjithë ditën nën kupolën qeveritare. Ai ishte një akt i shëmtuar, por që në pamje të parë dukej se ishte një trillim banal, mjeran.
Tani, si t’ia bëjmë, meqenëse dalin emrat e Taulant Ballës në dhjetëra e dhjetëra telefonata për afera kriminale nga më të rrezikshmet. Dalin emrat për implikimet e tij në vrasje. Dalin emrat e tij për nxitje, imagjino ti kur i del Nuredin Dumani, Taos si dëshmitar se nuk është ai që ka kërkuar t’i fusin revoltën në kashtë te Manahasa për t’i arrestuar.
Del Edi Rama me tre telefonata të koduar, një prej tyre të denoncuar publikisht. Del Edi Rama në sallat e gjyqeve të bandave në Belgjikë. Dalin gjykatës, prokurorë, etj, etj. Pra, çfarë mund të thuash?
Kurse meqenëse zoti Bardhi, jo vetëm Bardhi i disponon këto, ata i ka kapë tmerri, ndaj dhe donin të nxirrnin se qenka financuar me 100 mijë euro nga Vis Martini.
Dhe u pa shumë qartë se ai ishte një fabrikim që mund të kishte filluar nga Skapi i partisë gjer në zyrat e Edi Ramës. Unë nuk kam besim që do zbardhet, por rëndësi ka që doli se ai nuk ka financuar kurrë Gazment Bardhin.
E vërteta është se në qoftë se ka një gjë, të cilën drejtësia duhet ta sqarojë, zhdukjen e Vis Martinit të shoqëruar në takimin e fundit me policinë e shtetit. Të sqarojë nëse ka një lidhje kjo apo jo me zotimin e Edi Ramës se ta dimë targën dhe do e kesh personale. Ky është moment kyç që duhet hetuar, mendoj unë”, u shpreh Berisha.