Policia e Tiranës lajmëron se dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N.B, shofer taksie dhe më pas janë larguar.
Dy autorët e grabitjes i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash taksistit, i cili shumën e parave e ka marrë në një pikë exchange dhe do ta dërgonte në bankë.
Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.
“Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftim.