Vendosni fjalën kyçe....

“Kostoja zero lekë” – Këlliçi poston foton me Trumpin


 

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar foto nga takimi i tij me kanditatin për President të SHBA-ve, Donald Trump. 

Këlliçi shfaqet duke pozuar me dy gishtat simbolike me Trump.

Këlliçi nuk ka ndarë shumë detaje se në çfarë rrethanash e ka takuar Trump por shkruan shkurt vetëm “Foto e vitit. Për kureshtarët: Kosto? Zero lekë, vetëm 1 buzëqeshje“.

Mbishkrimi i Këlliçit, duke përmendur edhe kostot e fotos ironizon dhe rastet e mëhershme ku në Shqipëri politikanë të rangjeve më të larta paguanin para për të dalë foto me Presidentin e SHBA-së, madje dhe jo me pak akuza nga kundërshtarët politikë.

Trump ndodhej në Michigan në vijim të fushatës së tij presidenciale vend ku dhe Këlliçi ka qenë duke bërë që të kryehej dhe fotoja.